Këngëtarja Rita Ora ka shpalosur disa foto gjatë xhirimit të një filmi të ri
Rita, faktikisht e kishte nisur karrierën e saj si artiste në një film, ku kishte luajtur rolin e një refugjateje kosovare në serialin e BBC, “Spivs”.
Ajo, tashmë ka pasur disa role episodike, por duket se tani ka një rol më të gjatë në një film të ri.
Rita pritet që të luajë në filmin “Wonderwell” që do të lansohet këtë vit, derisa ajo do të luajë edhe në mini-serialin “Beaty & Beast”, projekt që nuk dihet se kur do të jepet premierë.