Rita Ora ka zbuluar unazën me të cilën i ka propozuar martesë burri i saj, Taika Waititi.
Artistja shqiptare e tregoi me krenari unazat e saj në emisionin “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në New York.
Unaza e propozimit ishte me gur emerald me rreth ari, duke e zbuluar se e kishte zgjedhur vetë.
“Është hera ime e parë që tregoj unazën time – ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sime sepse ne të shikojmë çdo natë – a është kjo e frikshme?”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se, çifti janë martuar vitin e kaluar, 2022, pas disa vitesh lidhje romantike.