Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi duken më të lumtur se kurrë.
Dyshja ishin miq për gjashtë vite para se të kurorëzonin dashurinë në martesë në vitin 2022. Tashmë, tre vite më vonë, Rita ka zbuluar pse lidhja e tyre vazhdon të jetë kaq e fortë.
“Mendoj se çelësi është respekti dhe mbështetja e ndërsjellë – pavarësisht projekteve apo karrierave të ndara që kemi. Të dish të ruash hapësirën e njëri-tjetrit dhe të jesh aty si mbështetje – kjo është shumë e rëndësishme”, – tha këngëtarja e hitit “Praising You”, 34 vjeç, në një intervistë për People, gjatë një performance të saj në eventin The Hill në Brooklyn Bridge Park, në Nju Jork, organizuar në kuadër të Wimbledon, më 11 korrik.
Rita shtoi se në martesën e saj me regjisorin 49-vjeçar, Taika Waititi, miqësia ka luajtur rol thelbësor: “Të jesh i martuar me shokun më të mirë është diçka fantastike”, – tha ajo.
Pak kohë më parë, gjatë një interviste në emisionin Live with Kelly & Mark, Rita zbuloi me humor se ishte ajo që u ul në gjunjë dhe i kërkoi Taikës të martohej me të.
“E surprizova partnerin tim. Ishte momenti im i fuqisë si grua. Dhe po, unë ia kërkova dorën!” – tregoi ajo për Entertainment Weekly. “Besoni ose jo, kjo ndodh!”
Reagimi i Taikës ishte po aq i sinqertë: “Ma ktheu me një të qeshur dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Ngrihu menjëherë! Sigurisht që po!’”
Gjatë intervistës me People, Rita foli edhe për këngën e saj më të re “Heat”, e cila është paralajmërimi i parë për albumin e saj të katërt në studio.
“E gjithë tema e këtij albumi është drejtpërdrejtësia – të jem e qartë me mesazhin tim, të heq çdo shtresë të panevojshme nga produksioni, dhe të rikthehem tek thelbi im,” – shpjegoi ajo.
Duke folur për atmosferën e nxehtë dhe ritmin ngjitës të Heat, këngëtarja tregoi se bashkëpunimi me artistin Troye Sivan ishte frymëzues: “E admiroj shumë seksualitetin e tij dhe mënyrën si e feston atë,” – tha ajo. “Më frymëzoi të bëj të njëjtën gjë për veten time si grua – të rikthehem tek sensualiteti, feminiteti, dhe trupi im. Kjo këngë mishëron saktësisht këtë ndjesi”.