Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazhin e Sydney-t, ku u shfaq krah bashkëshortit Taika Waititi.
Këngëtarja 35-vjeçare tregoi linjat e saj trupore me një bikini dhe pantallona të shkurtra të verdha, duke kombinuar pamjen me syze elegante dhe një peshqir mbi supe.
Regjisori 50-vjeçar e shoqëronte me një stil të relaksuar veror, teksa çifti shijonte kohën në bregdet, shkruan DailyMail.

Paraqitja e tyre vjen pas mbërritjes së Ritës në Australi, ku pritet të marrë pjesë në eventin Vogue Forces of Fashion në Sydney dhe të performojë në Grand Prix të Formula 1 në Melbourne.
Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj familjare, duke treguar se roli si njerkë për dy vajzat e Taikës ka qenë një përvojë e papritur, por domethënëse.
Ajo ka theksuar se miqësia e fortë mes tyre është baza e martesës, e cila u zyrtarizua në një ceremoni sekrete në vitin 2022.










