13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Rita Ora thotë se nuk e di nëse mund të kryejë marrëdhënie me burrin në shtëpinë e prindërve të saj, pasi po qëndrojnë aty për pak kohë

- Advertisement -

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” tregoi se aktualisht po qëndronte me nënën e saj për shkak se shtëpia e saj në Londrën Perëndimore po rinovohet – dhe burri i saj ka në plan të iu bashkohet atyre gjatë fundjavës.

Por Rita tha se ajo dhe Taika të jenë nën të njëjtin çati në shtëpinë e prindërve të saj është një përvojë për herë të parë dhe ajo ndjehej e turpëruar për të përjetuar pasione me Taikan në atë shtëpi, shkruan DailyMail.

Rita pranoi gjithashtu se ndihej e ndrojtur të shkonte në shtrat me burrin e saj kur kthehej në shtëpi nga Zelanda e Re me dy vajzat e Taikas.

Rita, 33 vjeçare, duke folur në lidhje me shqetësimin e saj një ditë para mbërritjes së Taikas, tha: “Kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te nëna ime sepse është nën rinovim për momentin”.

Por Ora tha se ajo gjithashtu ndihej e ndrojtur të ndante shtratin me burrin e saj në Zelandën e Re për shkak se fëmijët janë në shtëpi. Ajo shtoi: “Mendoj që thjesht fëmijët, gjithmonë është e çuditshme besoj. Ndoshta vetëm për mua”.

Duke diskutuar se si ajo dhe Taika orvateshin me jetët e tyre në Zelandën e Re, ajo shtoi: “E gjysma e familjes sime dhe fëmijët e tij shkojnë në shkollë në Zelandën e Re dhe kështu, po, ne gjithmonë jemi atje. Në Auckland, ne kemi një vend buzë ujit. Është shumë bukur. Ndihem sikur Zelanda e Re është padyshim shumë larg, nëse bën një përpjekje së bashku, është ndryshuese e lojës”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit