9.7 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Rita Ora shkëlqen në të zeza përkrah Taika Waitit në sfilatën madhështore të “Vogue World: Hollywood”

- Advertisement -

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, u shfaqën si një nga çiftet më të hijshëm të mbrëmjes në eventin prestigjioz Vogue World: Hollywood, që u mbajt të dielën në studiot Paramount.

Këngëtarja 34-vjeçare mahniti me një kostum elegant dypjesësh të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë dhe një kravatë bolo me zinxhir argjendi, duke i dhënë një prekje androgjine dhe moderne stilit të saj.

Në të njëjtën linjë, Taika Waititi u paraqit me një kostum të errët, duke krijuar një harmoni të përsosur në veshje me partneren e tij, shkruan DailyMail.

Eventi, i cili nderoi lidhjen mes modës dhe industrisë së filmit, mblodhi një mori yjesh të njohur si Dakota Johnson, Hailey Bieber, Miley Cyrus, Kendall Jenner dhe Nicole Kidman.

Sfilata përfshinte bashkëpunime të mëdha me marka prestigjioze si Balmain, Louis Vuitton, Miu Miu dhe Valentino, duke ofruar momente ikonike në pistë dhe homazhe për legjendat e kinemasë, përfshirë edhe Diane Keaton dhe rolin e saj në “Annie Hall”.

Ndërkohë, Rita, e cila së fundmi publikoi këngën e saj “All Natural”, ka zbuluar se është duke punuar për një album të ri dhe një turne botëror për vitin 2026, pas më shumë se shtatë vitesh pa një turne zyrtar.

Performanca dhe stili i saj në Vogue World: Hollywood treguan se Ora vazhdon të mbetet një ndër figurat më tërheqëse e të sofistikuara të skenës ndërkombëtare, si në muzikë ashtu edhe në modë.

Të ngjashme

Të fundit