Në tri imazhe të ndryshme, ajo na fton në një udhëtim të shkurtër përmes rutinës së saj ditore, nga studioja muzikore luksoze, palestra, e deri te një vizitë në klinikën dentare – gjithçka me një stil të sigurt dhe që rrezaton vetëbesim.
Në foton e parë, Rita shfaqet në një studio futuristike muzikore, e rrethuar nga pajisje të teknologjisë së lartë. E veshur me një palë veshje sportive që theksojnë linjat e saj trupore, këngëtarja duket se është gati për të sjellë projekte të reja muzikore, ndërsa prania e saj karizmatike dominon hapësirën.

Fotoja e dytë e kap në një moment pas ushtrimeve në palestër, ku ajo pozon përpara pasqyrës. E veshur me një komplet sportiv ngjyrë e verdhë neon me detaje blu, ajo tregon pa hezitim fizikun e tonifikuar dhe muskujt abdominalë të formuar – rezultat i një rutine të disiplinuar fitnesi.

Veshja është kombinuar me atlete sportive, peshë të vendosur në kyçin e këmbës dhe një qëndrim që flet qartë për fuqinë e brendshme dhe përkushtimin ndaj vetes.
Në imazhin e tretë, Rita Ora shihet në një klinikë dentare, duke buzëqeshur gjerësisht përpara një pasqyre. Me një kapelë sportive dhe një pulovër të bardhë, ajo reflekton thjeshtësinë dhe pozitivitetin që e karakterizon, duke treguar për ndjekësit kujdesin për shëndetin oral – një tjetër aspekt i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme.