Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.
Dhe Rita Ora mori vëmendje të hënën me një kostum të kuq gjatë një daljeje në New York.
Këngëtarja, 33 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek për shkak të paraqitjes elegante.
Biondja dukjen e kompletoi me disa aksesorë, syze të kuqe dhe taka po ashtu të ngjashme.
Kjo vjen pak ditë pas performancës së saj në Bukuresht të Rumanisë.
Këngëtarja e “Ask & You Shall Receive” dukej sensacionale teksa shfaqi figurën e saj të mahnitshme me një bluzë në festivalin ‘Saga’ në kryeqytetin rumun.
Rita gjithashtu shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një palë pantallona të gjelbërta vezulluese.
Gjyqtarja e “The Masked Singer” vazhdon të jetë në fokus dhe shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar.
Krahas kësaj, ajo ka bërë një performancë në Londër dhe një tjetër në “Heart” në West Hollywood.