4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Rita Ora shkëlqen me dukjen në “The Voice of Australia”

- Advertisement -

Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq  me një fustan ari të ngushtë. 32-vjeçarja dukej mahnitëse  teksa u pa duke shkuar në xhirimet e audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice Australia” , së bashku me kolegët e saj: Guy Sebastian Jessica Mauboy dhe Jason Derulo.

Fustani mahnitës ishte bust dhe mëngë të gjata deri në supe, ndërsa flokët bukuroshja i kishte lënë kaçurrela.

Rita iu bashkua spektaklit “The Voice Australia” në vitin 2021 dhe njohu bashkëshortin e saj Taika Ëaititi ndërsa jetonte atje. Duke folur së fundmi për dashurinë e saj për Australinë, Rita tha në një intervistë për Harpers Bazaar: “Është vërtet e bukur të gjesh atë ndjenjën e tokëzimit në një vend nga ku nuk jam. I dua njerëzit sepse janë shumë të dashur dhe ndihem shumë e pranuar këtu dhe ndihem shumë e lirë”. “Unë kam një lidhje të ngushtë me Australinë”.

Ndërsa Jason Derulo është shprehur për marrjen e rolit te trajnerit, për The Sunday Telegraph:

“Unë do të sjell një perspektivë globale. Këta janë padyshim muzikantë nga Australia, por mënyra se si industria e muzikës ka ndryshuar, nuk ka më rregulla”.

Ylli amerikan i zhanrit R&B, Jason Derulo, zëvendëson artistin Keith Urban, i cili ishte vitin e kaluar pjesë e jurisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit