Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja në Instagramin e saj nga një prej festivaleve më të mëdha muzikore në botë – Glastonbury.
Artistja 33-vjeçare ka ndarë momente të veçanta nga pjesëmarrja e saj në festivalin britanik, ku është parë duke e shijuar atmosferën bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, dhe miq të afërt.
Në disa prej imazheve të publikuara, Rita shfaqet mjaft stil dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Në njërën prej fotografive, ajo është shfaqur me bikini, duke theksuar linjat e saj trupore dhe elegancën që e karakterizon gjithmonë në paraqitje publike.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me stilin unik dhe energjinë pozitive që transmeton në çdo dalje të saj.

Rita Ora aktualisht po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Heat”, një projekt ritmik që është pritur shumë mirë nga publiku.

Përveç kësaj, ajo do të jetë e angazhuar me një sërë performancash nëpër festivale gjatë sezonit veror, duke mbetur një prej emrave më të dashur dhe më aktivë në skenën ndërkombëtare të muzikës.


