Këngëtarja, 32 vjeçe, kishte veshur një këmishë me vija rozë, të cilën e përshtati me një rrip të madh të zi dhe me thumba ari.
Ajo kishte veshur një palë dollakë të shkurtra të zeza të cilat përputheshin me pjesën e sipërme të zezë që mbante nën këmishë.
Ylli i popit, Rita, kishte veshur disa atletet bardh e zi dhe mbronte sytë pas disa syze dielli të errëta ndërsa qëndronte dhe bisedonte në telefonin e saj.
Artistja u pa më pas të ulur përkrah producentit të filmit Taika, 47 vjeç, i cili kishte veshur një xhaketë të kaltër dhe një kapele bejsbolli kafe “Gucci”.
Kjo vjen pasi Rita ndaloi setin e saj në “Big Slap Festival” në Suedi të shtunën për të sjellë Taikan në skenë për t’u përqafuar para fansave.
Ishte hera e parë e Taikas në skenë gjatë një prej performancave të Ritës me çiftin që festonte përvjetorin e parë të martesës në atë kohë.
Ajo përfshiu klipe intime nga dasma e tyre sekrete në videoklipin e këngës së saj të re “You & I”.
Të premten Rita zbuloi se ishte ajo që i propozoi burrit të saj para martesës së tyre.
Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm, pasi Rita e bëri këtë pyetje gjatë një udhëtimi në Palm Springs.