28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Rita Ora shfaqet me shumë stil në New York: Jam shumë e lumtur të jem këtu

- Advertisement -
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka udhëtuar së fundmi drejt New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë disa intervista dhe do të marrë pjesë në një shfaqje të rëndësishme që do të mbahet së shpejti.

Përmes disa postimeve në Instagram, 34-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi me shumë stil, ku shihet e veshur me disa kombinime të ndryshme, që reflektuan personalitetin e saj unik dhe guximin në modë.

E veshur me plot finesë dhe vetëbesim, Rita ka shkruar në mbishkrimin e imazheve: “Përshëndetje New York, jam shumë e lumtur të jem këtu”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Prania e Ritës në metropolin amerikan ka ngjallur interes të madh si nga mediat, ashtu edhe nga fansat, të cilët e kanë përshëndetur ngrohtësisht.

Stilimi i saj i rafinuar dhe energjia që transmeton në çdo dalje publike vazhdojnë ta bëjnë atë një prej figurave më të dashura në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe modës.

Foto: Rita Ora/Instagram

Vizita e saj në New York vjen në kuadër të angazhimeve të fundit, përfshirë intervistat mediatike dhe përgatitjet për performancat e saj të radhës, të cilat pritet të tërheqin vëmendje të madhe.

Rita Ora mbetet një nga ambasadoret më të denja të kulturës shqiptare në botë – me karrierë të suksesshme, stil të veçantë dhe mesazhe gjithnjë pozitive për fansat e saj. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit