16.2 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Rita Ora shfaq muskujt e barkut në veshje sportive, ndërsa dhuron një performancë befasi jashtë stacionit të trenit

- Advertisement -

Rita Ora ka mahnitur me paraqitjen e saj trupore, teksa u shfaq me një veshje provokuese të kombinuar gjatë një performance surprizë së bashku me aktorin Will Smith, të mërkurën pranë stacionit King’s Cross në Londër.

Këngëtarja 34-vjeçare dhe aktori i famshëm 56-vjeçar ndezën atmosferën mes fansave duke marrë pjesë në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok LIVE me DJ AG në këtë zonë të njohur të veriut të Londrës.

Rita tregoi format e saj trupore me një xhaketë të shkurtër bardh e zi, të kombinuar me një palë pantallona të shkurtra me të njëjtin dizajn, shkruan DailyMail.

Ajo kompletoi stilin me një palë taka të veçanta, syze dielli dhe vëthë të mëdhenj rrethorë në ngjyrë argjendi.

Më pas, Will Smith iu bashkua atmosferës, duke tërhequr vëmendjen me një xhaketë të kuqe lëkure, ndërsa të dy performuan disa nga hitet që i entuziazmuan të pranishmit.

Në mesin e turmës ndodhej edhe bashkëshorti i Ritës, regjisori Taika Waititi. Pas performancës, Rita dhe Will u përqafuan mes brohoritjeve të fansave.

Më herët gjatë javës, Rita kishte ndarë me ndjekësit një video ku shfaqej në bikini të vogël gjatë pushimeve, për të promovuar këngën e saj më të re “Heat”, të publikuar të premten.

Në video, ajo shihej pranë pishinës duke dëgjuar këngën, e veshur me bikini ngjyrë portokalli që i nxirrte në pah fizikun dhe format trupore.

Ajo kishte zgjedhur të shtonte një zinxhir trupi dhe disa byzylykë kyçinsh për të kompletuar pamjen e saj verore, ndërsa në përshkrim shkruante: “Vera 2025 sapo u bë më e nxehtë”.

“Heat” është publikuar pak para performancës së saj në festivalin World Pride Music Festival që do të mbahet këtë fundjavë në Uashington.

Rita e përshkroi këngën si shumë të veçantë për të, duke u shprehur: “Jam e fiksuar pas kësaj kënge. Thjesht doja të argëtohesha me të – është e guximshme, lozonjare dhe e mbushur me energji pozitive që të bën të ndihesh mirë. Për mua, ajo përfaqëson lirinë, gëzimin dhe fuqinë për të qenë vetvetja pa ndjesë”.

Ajo shtoi se publikimi i “Heat” në të njëjtën ditë me performancën në World Pride është një moment shumë i rëndësishëm për të dhe fansat që e kanë mbështetur ndër vite.

Kjo këngë pritet të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të Ritës, i cili ende nuk ka marrë një emër zyrtar.

Ndërkohë, Rita ka qenë pjesë e turneut “Tension” të Kylie Minogue, si mbështetje në fazën e parë të koncerteve, dhe kishte zbuluar më herët se hiti viral i Kylie-t nga viti 2023, “Padam Padam”, fillimisht ishte menduar për të

Të ngjashme

Të fundit