25.7 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Rita Ora rrëfen se si Beyonce ka qenë gjithmonë “mbrojtësja” e saj, ndërsa flet për thashethemet që e përfshin dikur atë në një aferë të supozuar me Jay Z

- Advertisement -
Rita Ora ka treguar se Beyonce ka qenë gjithmonë një lloj “mbrojtëseje” për të, teksa ka folur për kohën kur u përfshi në spekulime që e lidhnin me figurën e “Becky with the good hair” – një referencë që u bë shumë e diskutuar në albumin “Lemonade” të vitit 2016 nga vetë Beyonce.

Në atë album të suksesshëm, Beyonce përfshinte tekste të ndjeshme që flisnin për tradhtinë, dhe në këngën “Sorry”, ajo përmendte një grua misterioze të quajtur “Becky with the good hair”. Kjo nxiti shumë spekulime nga fansat, të cilët sugjeronin se bëhej fjalë për një grua me të cilën Jay-Z mund të kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Rita Ora, 34 vjeç, u gjend në qendër të këtyre thashethemeve, pasi u akuzua gabimisht se kishte pasur një lidhje me Jay-Z – gjë të cilën ajo e mohoi kategorikisht, shkruan DailyMail.

Tani, në një intervistë për podkastin “Begin Again” të prezantuar nga Davina McCall, Rita ka treguar se ndjehej veçanërisht e prekur nga këto akuza, sepse Beyonce gjithmonë ka qenë një lloj mbrojtëseje për të, në jetën profesionale dhe personale.

“Pas dyerve të mbyllura, [Beyonce] ishte si zanë e mirë për mua – një mbrojtëse e vërtetë. Ishte e pabesueshme, sepse mes nesh ka pasur gjithmonë vetëm dashuri”, tregoi Rita.

Ajo kujtoi gjithashtu momentin kur, në moshën 21-vjeçare, këndoi këngën “Say My Name” në një koncert në New York, me Beyonce në publik. “Ajo ishte frymëzimi im më i madh”, shtoi Rita.

Këngëtarja e hitit “For You” tha se u ndje sinqerisht e tronditur dhe e hutuar nga gjithë kjo histori, pasi Beyonce ka qenë gjithmonë si një “motrë e madhe” për të në industrinë e muzikës.

Rita theksoi se edhe sot e kësaj dite e takon shpesh Beyonce dhe mohoi sërish me forcë të ishte “Becky with the good hair (Becky me flokë të bukura)”.

“Jo, nuk ishte e vërtetë,” deklaroi ajo, duke shtuar me humor: “Ah, sikur t’i kisha flokët e bukura të ‘Becky-t’!”

Ajo shtoi se kjo ishte hera e parë që përjetoi se si është të jesh në një situatë “kaotike” publike, pa pasur fare lidhje me të.

Për t’i dhënë fund zërave, Rita bëri një selfie me Beyonce në Met Gala-n e vitit 2016, çka u pa si një sinjal i qartë se nuk kishte asgjë të vërtetë pas thashethemeve.

“Dhe pastaj gjithçka u shua,” shtoi ajo. “Sepse në të vërtetë nuk kishte kurrë asgjë aty”.

Nuk është hera e parë që Rita Ora flet për këtë temë – në vitin 2022, ajo e mohoi gjithçka edhe në podkastin e Louis Theroux.

Ajo u bë subjekt spekulimesh në prill 2016 kur publikoi në Snapchat një fotografi me reçipeta ngjyrë limoni dhe një varëse me shkronjën “R” – që shumë fansa e interpretuan gabimisht si “J”.

“Oh Zot, ishte thjesht rastësi,” kishte thënë Rita në atë kohë. “Nuk e kisha menduar fare. Dhe nuk ishte J, ishte R. Ata e kthyen në mënyrë të tillë që dukej si J”.

Ajo foli edhe për një tjetër fotografi, ku shfaqej me një reçipetë të tejdukshme të koleksionit të saj me brendin Tezenis, e dizajnuar me limonë.

“Nuk kishte aspak lidhje me atë histori. Ishte një dizajn i imi, pjesë e bashkëpunimit me kompaninë e të brendshmeve Tezenis”, sqaroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit