Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është fotografuar rrugëve të Sydney e veshur me veshje sportive.
Këngëtarja 34 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar duke shkuar në palestër sytjena sportive të kuqe dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbështillte një shami rreth belit të saj të vogël, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv
Rita e kompletoi look-un e saj me sandale dhe syze në formë ovale.
Flokët kaçurrela, Rita i kishte kapur ndërsa mbante në qafë bizhuteri ari.