0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Rita Ora nxit imagjinatën në daljen e radhës

- Advertisement -

Rita Ora i ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj të fundit. Në daljen e saj në një festë para Golden Globes me të fejuarin Taika Waititi, 32 vjeçarja është shfaqur me një fustan dantellë, transparent, duke mos i lënë vend imagjinatës.

Ajo e ka kombinuar këtë veshje me një palë sandale me takë të lartë dhe me një palë vëthë të gjatë. Fotot nga pamja e saj tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ku fansat e saj i  kanë lënë komente mjaft pozitive, si për stilin, ashtu edhe për format e saj trupore.

Teksa, partneri i saj, kishte veshur një xhaketë sportive të zezë kadife mbi një këmishë gri të errët me kopsa dhe pantallona të ngjashme. Ora dhe Waititi nuk janë nominuar për asnjë çmim “Golden Globe” këtë vit, por me siguri do të marrin pjesë në ceremoni.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit