Pak ditë më parë, Rita Ora festoi ditëlindjen. Ylli shqiptar i muzikës zgjodhi ta festojë 32 vjetorin e saj të lindjes mes familjarëve dhe miqve. Mediat e huaja raportojnë se ajo organizoi një darkë familjare në shtëpinë e saj të saporinovuar në Londër përpara se të shkonte në një koncert me motrën e saj.
“Për ditëlindjen e saj këtë vit ajo organizoi një darkë për familjen dhe miqtë e ngushtë në shtëpinë e saj përpara se të shkonte në një koncert me motrën e saj”, tha një burim për The Sun. Artistja shqiptare nisi festimet për ditëlindje që në fillim të këtij muaji me një udhëtim luksoz në Alpet franceze.
Ajo mori një shtëpi ku pagoi 22,000 £ për një natë, e kompletuar me një palestër private, pishinë, banjë me dhomë masazhi në hektarë tokë piktoreske. Burimi shtoi se ajo festoi së bashku me miqtë e saj, që tashmë janë mësuar me stilin e saj të jetesës si një personazh i famshëm.
Ata shijuan një darkë të këndshme nga një kuzhinier privat. Mirëpo, partneri i saj nuk mundi të qëndronte gjatë gjithë javës pasi iu desh të largohej jashtë për disa ditë. “2022 ka qenë një ëndërr për Ritën, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.”, shtoi më tej burimi për mediat e huaja.