24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme ‘Labubu’, shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur britanike, Rita Ora, tregoi edhe një herë stilin dhe përkushtimin ndaj formës fizike gjatë një dite të ngarkuar në New York, të martën.

Ajo u fotografua duke dalë nga palestra me një veshje sportive në ngjyrë vishnje – një palë reçipeta dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, të kombinuara me atlete të bardha.

Në çantën e saj të fitnesit, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte një lodër me push ‘Labubu’, e cila është shndërruar në senzacionin e momentit në mbarë globin.

Më vonë, 34-vjeçarja ndërroi pamje për disa evente që kishte në qytet, shkruan DailyMail.

Fillimisht u shfaq me një bra transparente të zezë dhe pantallona “cargo” në ngjyrë blu të ndezur, të kombinuara me taka të holla elegante.

Ndërsa në pamjen e saj të tretë, Rita veshi një fustan të shkurtër me shkëlqim, të kombinuar me një këmishë me vija të vendosur nën fustan, një xhaketë të zezë elegante me jakë me shkëlqim, dhe takat klasike.

Përveç paraqitjes në rrugët e New York-ut, Rita së fundmi ka folur për marrëdhënien e saj me Beyoncé dhe thashethemet që u përhapën në vitin 2016, ku ajo u spekulua si “Becky with the good hair” – një referencë e përfolur në albumin e famshëm të Beyoncé, “Lemonade”, që prekte temën e tradhtisë bashkëshortore.

Në një intervistë për podcastin “Begin Again” të Davina McCall, Rita rrëfeu: “Pas dyerve të mbyllura, Beyoncé është si një zanë mbrojtëse për mua, ajo ka qenë gjithmonë aty për të më mbështetur – është e çuditshme sa shumë dashuri ka pasur gjithmonë mes nesh”.

Rita tha se u ndje vërtet e lënduar dhe e hutuar nga zhurma që u krijua, duke pasur parasysh se Beyoncé është një figurë që ajo e ka parë gjithmonë si një “motër të madhe” dhe mbështetëse në industrinë e muzikës.

Ajo tregoi se Beyoncé kishte marrë pjesë në koncertin e saj të parë në New York kur ishte vetëm 21 vjeç, dhe se kishte kënduar për të këngën “Say My Name”.

Duke sqaruar përfundimisht spekulimet, Rita tha: “Asgjë nuk ishte e vërtetë. Ishte hera e parë që përjetova atë që do të thotë të jesh pjesë e një situate kaotike në media”.

Me humor, ajo shtoi: “I vetmi problem ishte që unë s’kam aq ‘flokë të bukur’ sa Becky!”

Rita, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi që nga viti 2022, përmbylli thashethemet duke postuar një selfie me Beyoncé në Met Gala-n e vitit 2016, duke treguar se nuk kishte asnjë konflikt mes tyre: “Dhe pas kësaj, gjithçka u shua. Sepse asgjë nuk kishte ekzistuar në të vërtetë”.

Sot, Rita vazhdon të jetë një ndër emrat më të spikatur në skenën botërore, si në muzikë, ashtu edhe në modë, ndërkohë që ruan një lidhje të veçantë me yjet më të mëdha të industrisë.

Të ngjashme

Të fundit