13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rita Ora në “Oscars”, e shoqëruar nga i dashuri derisa përkujdesjet që ajo të duket sa më komode në tapetin e kuq

- Advertisement -

Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars” u rikthye në një organizim ‘më të madh dhe më të mirë’ këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.

Dhe yje të famshëm si: Sienna Miller, Jessica Alba, Sofia Vergara dhe Rita Ora treguan klasin e tyre me paraqitjet solemne në këtë mbrëmje, e cila menjëherë pasoi ndarjen e 94-të të Çmimeve Vjetore të Akademisë.

Rita Ora kanalizoi magjepsjen e Hollywoodit të vjetër, duke u paraqitur me një fustan kadifeje të zezë me vezullim dhe bizhuteri me shkëlqim përgjatë dekoltesë me gurë të shkëlqyes, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë dhe një kravatë me dizajn të çuditshëm.

Ora shtresoi pamjen e saj tashmë mahnitëse me një mantel dramatik të bardhë, i cili e bënte të dukej edhe më tërheqëse.

Flokët e interpretueses së hitit “Poison” ishin të ndara në njërën anë dhe të stiluara në kaçurrela të rrjedhshme në anën tjetër.

Ajo i mblodhi disa nga flokët e saj pas njërit vesh, për të treguar vathët e saj prej gurëve smeraldi.

“Oscars 2022” përndryshe përmbylli me sukses edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Filmi fitues i këtij viti u zgjodh “CODA” i regjisores Sian Heder

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit