-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Rita Ora merr vëmendjen me stilin e saj të ri të flokëve gështenjë, ndërsa vazhdon të qëndrojë në top formë

- Advertisement -
Rita Ora, këngëtarja me famë ndërkombëtare, ndau disa momente nga përditshmëria e saj me fansat në Instagram të enjten, duke përfshirë një fotografi nga përditshmëria.

Në një nga fotot, 33-vjeçarja shfaqet me një veshje tërheqëse në një ashensor, duke tërhequr vëmendjen me pantallona të shkurtra shkëlqyese.

Veshjen e plotësoi me një xhaketë të zezë me shkëlqim dhe çorape të gjata deri mbi gju, duke i dhënë një pamje provokuese dhe elegante, shkruan DailyMail.

Në kontrast të plotë me këtë pamje, Rita ndau gjithashtu një moment nga vizita e saj te dentisti, ku u fotografua e thjeshtë dhe natyrale gjatë pastrimit të dhëmbëve.

Në një tjetër fotografi, ylli i muzikës shfaqet e veshur për një mbrëmje jashtë, duke kombinuar pantallona të shkurtra kargo të zeza me një bluzë të kaltër dhe aksesorë unike si kapelë të kuqe dhe syze dielli blu.

Një tjetër imazh ishte një prapaskenë nga MTV EMA 2024 që u mbajt në Manchester, ku Rita bëri histori si prezantuesja e parë që e moderon këtë ceremoni për herë të tretë.

Në foto, ajo pozon me një mik përpara se të ngjitej në skenë me një veshje të guximshme dhe transparente.

Pas kësaj, Rita ndau detaje mbi bashkëpunimin e saj të fundit me markën “Primark”, duke prezantuar një koleksion të ri për sezonin festiv. Koleksioni përfshin stile të ndryshme për darka, mbrëmje dhe festa, të gjitha të frymëzuara nga moda e Javës së Modës në Paris.

Në një postim në Instagram, këngëtarja tha: “Jam kaq e lumtur që po prezantoj koleksionin tim të ri me ‘Primark’. Ka një gamë të gjerë opsionesh, nga pamje të thjeshta deri te ato të ndritshme dhe të guximshme. Më e preferuara ime është një fustan i vogël i zi – një pjesë perfekte për sezonin festiv!”.

Ajo gjithashtu ndau emocionet e saj e të pozuarit së bashku me nënën e saj, Vera, gjatë një sesioni fotografik për koleksionin.

“Mami im e mrekullueshme, Vera, m’u bashkua për të modeluar disa nga veshjet. Ajo është një yll i vërtetë dhe dëshmon se moda nuk ka moshë!”.

Rita ka filluar bashkëpunimin me ‘Primark’ që nga shtatori i kaluar dhe ka ndarë emocionet e saj për këtë përvjetor, duke përmendur se procesi krijues me markën ka qenë një eksperiencë frymëzuese dhe emocionuese.

“Jam prekur nga reagimet pozitive të klientëve dhe mezi pres që të shihni koleksionin e ri”, – shkroi ajo në rrjetet sociale.

Rita Ora vazhdon të mahnisë me stilin dhe energjinë e saj, ndërsa ndan momente të veçanta me fansat nga jeta e përditshme dhe projektet e saj të mëdha profesionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit