Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mori pjesë në Met Gala 2024 në New York City më 6 maj.
Ajo u paraqit së bashku me bashkëshortin e saj, Taika të cilët dukeshin të mrekullueshëm ndërsa pozuan në tapetin e kuq.
Rita u shfaq me një fustan Tom Ford të stiluar nga Tom Eerebout që përmbante një trup me rrjetë, mbi të cilin vareshin fije rruazash në nuanca të ndryshme të zezë, rozë, portokalli, bruz dhe të bardhë, duke ia zbuluar pjesët intime.
Stiluar nga Jeanne Yang, Taika u ngjit në tapet me një kostum Marni lëkure tërësisht ngjyrë kafe, të kompletuar me kravatë lëkure dhe doreza.