Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora krahas angazhimeve profesionale nuk i lë anash asnjëherë urimet dhe dedikimet për personat e saj më të rëndësishëm.
Artistja e famshme kështu ka vepruar edhe sot (e diel), teksa bëri një dedikim për nënë e saj, Vera Orën për të shënuar 27 marsin që në Britani të Madhe njihet si dita e nënës.
“Nënë faleminderit që je ti, e bukur, e zgjuar dhe një nënë e përkushtuar dhe e dua se sa e mrekullueshme je brenda dhe jashtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërsa, nuk mungoi edhe një video ku shihet duke qeshur Vera me të madhe dhe Rita që kënaqet duke e parë i shkruan “Të dua Vera”.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Rita u bë pjesë e revistës “Harper’s Bazaar” të edicionit australian.