24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Rita Ora me çantë 20 mijë dollarëshe në Javën e Modës në New York

- Advertisement -

Ajo së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e saj gjatë festivalit.

Dhe Rita Ora vazhdoi paradën e saj të modës teksa mori rrugën për në shfaqjen e Javës së Modës në New York të Michael Kors të hënën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej sensacionale teksa veshi një kostum të zi vezullues, me pantallona të stilit shiz në pjesën e poshtme.


Ishte shumë larg pamjes së saj një ditë më parë, kur ajo u pa duke ateruar në aeroportin ‘JFK’ e veshur me një jelek të bardhë të prerë, poshtë të cilin kishte veshur një palë pantallona sportive të hirta.

Rita i shtoi pamjes edhe më shumë elegancë me një palë “Birkenstocks” të zeza, gjersa kishte me vete edhe një çantë “Hermes Togo Birkin”, e cila kushton 20,000 dollarë (18,600 euro).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit