Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin “Superbloom” në Munih të Gjermanisë.
Ajo atje ka ‘elektrizuar’ publikun me performancën e saj energjike dhe interpretimin e shumë hiteve nga repertoari i saj.
Disa pamje nga paraqitja e saj madhështore në këtë festival, 31-vjeçarja i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
“Ju djema ishit aq brohoritës, sa u argëtova aq shumë atje lart! Faleminderit ‘Superbloom’ dhe të gjithë ata që erdhën për të parë dhe kënduar në majë të mushkërive! Ju pashë të gjithëve! Shqipëria ti je ndalesa radhës! Shihemi se shpejti”, shkroi këngëtarja Ora në mbishkrimin e postimit të saj.
E veshur me një kostum të markës “Versace” në ngjyrat blu dhe neoni, artistja me origjinë shqiptare është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese në këtë festival.
Kjo paraqitje e saj në këtë festival vjen pak ditë pasi ajo bëri një performancë mahnitëse në “Zurich Open Air”, në Cyrih të Zvicrës.
Rita duket se i është rikthyer fuqishëm koncerteve, gjersa tërthorazi ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti për fansat edhe albumin e saj të shumëpritur, ‘Rita Ora 3’.