Këngëtarja shfaqi figurën e saj trupore e veshur me bikini në formë trekëndëshi.
Ajo kishte vënë një zinxhir trupi me rruaza kafe rreth belit të saj dhe zgjodhi një palë vathë gjigantë prej floriri.
Interpretuesja e hitit “Body On Me” u mbrojt nga dielli pas një palë syzeve të diellit me ngjyrë jargavani dhe qëndroi e freskët duke i kapur flokët e saj kaçurrela në një topuz.
Rita Ora do të performojë në ceremoninë mbyllëse të Lojërave ‘Invictus 2023’, që organizohen nga Princi Harry
Rita për aksesorë zgjodhi një gjerdan të gjatë ngjyrë kafe dhe vendosi disa ankle dhe byzylykë prej ari.
Këngëtarja e hitit “Poison” më vonë veshi një fustan plazhi ngjyrë rozë të koordinuar, ndërsa shkonte në një klub luksoz plazhi.
Ajo i shtoi disa centimetra lartësisë së saj me një palë sandale të zeza me platformë dhe i mbajti gjërat e saj esenciale në një çantë shumëngjyrëshe.
Bukuroshja ishte e gjitha e buzëqeshur teksa shijoi pushimin e merituar pas performancave në një sërë festivalesh së fundmi.
Rita u pa në një dalje solo pa bashkëshortin Taika Waititi, 47 vjeç, pak kohë pasi ajo festoi së fundmi përvjetorin e saj të martesës.
Rita dukej në humor të mirë teksa u ndalua nga fansat në plazh për një bisedë.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita u shpall si një nga artistet që do të performonte në ceremoninë e mbylljes së Lojërave “Invictus 2023”, që organizohen nga Princi Harry.
Edicioni i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.