Këngëtarja me fame botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, disa foto teksa dukej mjaft në formë gjate provave për koncertet e saj të ardhshme verore.
Ylli i popit, u shfaq e veshur me një kostum sportiv të ngushtë pas trupit me shirita bardhë e zi, duke nxjerrë në pah format e saj të tonifikuara.
“Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar”- shkruhej në postim.
Kujtojmë se Rita Ora prej një viti po shijon romancën e saj me regjisorin e njohur Taika Waititi , me të cilin 31-vjeçarja do të martohet së shpejti.