15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Rita Ora flet për ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës: Para 15 viteve jeta ime ndryshoi përgjithmonë

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë globale, Rita Ora, ka uruar përvjetorin e 15-të të Republikës së Kosovës me një video-mesazh.

Ajo ka falënderuar të gjithë shqiptarët përmes Radio Transmetuesit Publik të Kosovës, duke iu urar 15 vite shtetësi.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë”, fillon video-mesazhin e saj artistja shqiptare.

Më tutje, interpretuesja e hitit “Shine Ya Light” ka thënë se e mban mend ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si një prej më të rëndësishmeve në jetën e saj, e cila nga ajo ditë ndryshoi rrënjësisht.

“Para 15 vitesh, jeta ime me të vërtetë ndryshoi përgjithmonë. Ju kam parë të gjithë juve, e kam ndjerë përkrahjen në gjene, për diçka të cilën do ta kem timen përjetësisht. Tani, kur u ktheva atje për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës, kur u paraqita, kur u bëmë bashkë për të festuar, kalum mirë apo jo? Sigurisht që po! Pra tani dua t’ju them: Urime Pavarësinë, Kosovë. Faleminderit për të gjitha vitet e krenarisë e mbështetjes që më keni dhënë, faleminderit që më keni dhënë mundësinë të vezulloj, e që zemra ime të lulëzojë. Shpresoj t’ju bëj krenarë, sepse pa ju, nuk e di se çfarë do isha! Ju faleminderit pra dhe jua du”, ka thënë tutje këngëtarja shqiptare në urimin e saj.

 

 

Rita Ora përndryshe që nga viti 2015 gëzon titullin Ambasadore Nderi e Kosovës, në sajë të promovimit që ia ka bërë vendit të saj në rrafshin ndërkombëtar.

Në vitin 2018, ajo u dekoruar edhe me Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë nga presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit