Këngëtarja 34-vjeçare dukejt sensacionale me bikini të vogla jeshile neon, duke shijuar një ditë relaksuese në plazh.
Ajo tregoi rezultatet e stërvitjeve të saj të rregullta në palestër, duke ekspozuar krahët dhe barkun e skalitur, shkruan DailyMail.
Rita mbrojti fytyrën nga dielli me një kapele dhe mbante një çantë të madhe të endur.
Për aksesorë, ajo kishte vendosur një palë vathë në rrathë ari dhe doli pa makijazh, duke shijuar rrezet e diellit.
Në këtë udhëtim, asaj iu bashkua edhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili kishte veshur një këmishë bezhë dhe pantallona të shkurtra të ngjashme.
Përmes një fotoje në Instagram, Rita ka shkruar: “36 gradë” bashkë me një emoji dielli.
Pavarësisht se u zëvendësua si paneliste në emisionin “The Masked Singer” të ITV-së nga Maya Jama dhe karriera e saj në pop duket më e qetë, Rita vazhdon të arrihjë shifra të mëdha të fitimeve.
Rita ka lënë të kuptohet se ka marrë vendimin të largohet nga paneli i “The Masked Singer” për të përqendruar energjinë në krijimin e muzikës së re.
Ajo ishte pjesë e panelit së bashku me Davina McCall, Jonathan Ross dhe Mo Gilligan që nga fillimi i serisë së konkurrencës në vitin 2020.
Albumi i saj i fundit, “You & I”, u publikua në vitin 2023, dhe ajo ka postuar shpesh për këtë projekt gjatë kohës që ishte larg.
Këngëtarja gjithashtu shfaqi entuziazmin e saj për të arritur më shumë rezultate dhe të rikthehet në punë.
Pasi përfundoi një seancë stërvitjeje, ajo ndau një video me ndjekësit, ku shprehu optimizmin për të rikthyer punën, duke mbajtur një shishe uji dhe gjërat e nevojshme për stërvitje në makinën e saj.
Ajo u tha ndjekësve: “Hej, sapo mbarova në orën 9 të mëngjesit, duhet të shkoj në punë, ahh jam e emocionuar të shkoj në punë”. /Telegrafi/