Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale ku edhe sjell imazhe dhe postime të ndryshe si nga angazhimet e saj profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.
Edhe së fundmi, Rita postoi disa foto të reja teksa shihet me miqtë e saj duke u argëtuar në Disneyland në Los Angeles.
E veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë, kapele dhe syze dielli me ngjyrë të zezë, 31-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mirë.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/03/ritaora_277032869_394101188748506_4791394330713131699_n.jpg)
Përveç fotove ku shihet vetëm, Rita bashkëngjiti edhe ato me shoqëri, teksa shihen duke kaluar kohë argëtuese në parkun e lojërave.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/03/ritaora_277082487_130714412840534_8773204107385861136_n.jpg)
“Kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime në Disney land me të preferuarat e mia! Faqet e mia më dhembin nga të qeshurit kaq shumë”, ka shkruar ndër tjera Rita në mbishkrim e fotografive.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/03/ritaora_276968195_344335400969334_6542842441438411558_n.jpg)
Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Rita pozoi për kopertinën e revistës së njohur “Harper’s Bazaar” të edicionit australian.
Ndërkohë, krijuesja e hitit “Anywhere” mbetet e angazhuar edhe në sezonin e ri të “The Voice Australia” në panelin e jurisë.