24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Rita Ora, dokumentar për Kosovën! Kushtuar kulturës së të rinjve në vendin e saj të lindjes

- Advertisement -

Rita Ora suksesin e jashtëzakonshëm në muzikë e modë, kërkon ta përsërisë edhe në bërjen e një dokumentari, sipas The Sun bëhet e ditur se diva muzikës pop Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes Kosovë.

“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”- është shprehur Rita Ora.

Në intervistën për The Sun ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”. Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën shohim në historinë e Kosovës.

Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit. Përfshirja e Rita Orës në realizimin e dokumentarit mund të jetë edhe një nisje konkurence të shëndetshme brenda familjes. Bashkëshorti i saj Taika Waititi është regjizor filmash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit