14.6 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Rita Ora do të moderojë për herë të tretë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe kësaj here ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.

Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit.

Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë nikoqire e kësaj ceremonie.

“Jam tejet e lumtur, që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.

“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”, shtoi Rita Ora.

“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”, theksoi mes tjerash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit