Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përmirësime të reja që synojnë ta bëjnë përvojën e udhëtimit më të lehtë, më të shpejtë dhe më të këndshme për udhëtarët.
Ndër risitë e prezantuara janë:
- Një parking i ri me sipërfaqe mbi 17,200 m², me kapacitet për më shumë se 750 automjete;
- Një brez i ri për bagazhe, që do të reduktojë kohën e pritjes gjatë mbërritjes;
- Dyer të ndara për nisje dhe mbërritje, për të rritur komoditetin dhe efikasitetin gjatë periudhave me fluks të lartë udhëtarësh;
- Dhe hapja e dyqanit të ri Unifree-Check Inn në sallën e mbërritjeve.
Nga Aeroporti është bërë e ditur se të gjitha këto përmirësime janë menduar me një qëllim të vetëm – t’u ofrojnë udhëtarëve një përvojë sa më të rehatshme dhe efikase.
“Drejt udhëtimeve edhe më të mira!”, thuhet në njoftimin e aeroportit.






