14.5 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Risi në Aeroportin e Prishtinës: Parking i ri, sisteme më efikase dhe dyqan i ri në sallën e mbërritjeve

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përmirësime të reja që synojnë ta bëjnë përvojën e udhëtimit më të lehtë, më të shpejtë dhe më të këndshme për udhëtarët.

Ndër risitë e prezantuara janë:

  • Një parking i ri me sipërfaqe mbi 17,200 m², me kapacitet për më shumë se 750 automjete;
  • Një brez i ri për bagazhe, që do të reduktojë kohën e pritjes gjatë mbërritjes;
  • Dyer të ndara për nisje dhe mbërritje, për të rritur komoditetin dhe efikasitetin gjatë periudhave me fluks të lartë udhëtarësh;
  • Dhe hapja e dyqanit të ri Unifree-Check Inn në sallën e mbërritjeve.

Nga Aeroporti është bërë e ditur se të gjitha këto përmirësime janë menduar me një qëllim të vetëm – t’u ofrojnë udhëtarëve një përvojë sa më të rehatshme dhe efikase.

“Drejt udhëtimeve edhe më të mira!”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

 

Të ngjashme

Të fundit