- Advertisement -
Pas një dekade pa vlerësim, Ministria e Arsimit ka nisur rishikimin e kurrikulës dhe programeve mësimore për klasat 1–9, proces ky që synohet të përfundojë brenda tre muajve.
Deri më tani nuk ka pasur vlerësime për ndikimin e kurrikulës aktuale në cilësinë e arsimit.
MAShTI thotë se me këtë rishikim synon rritjen e kualitetit në mësimdhënie.
Njohësit e arsimit dhe mësimdhënësit kërkojnë përfshirjen e tyre në hartim, përdorim më të madh të teknologjisë dhe përshtatje me testet ndërkombëtare si PISA.
Raporti me rekomandime pritet të dorëzohet deri më 30 prill.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetari Kastriot Tahiri.






