Raundi i parë për të zëvendësuar Boris Johnson nxorri fitimtar Rishi Sunak. Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për lidershipin konservator, ndërsa Jeremy Hunt dhe Nadhim Zahawi u eliminuan.
Sipas raportimeve, Sunak fitoi 88 vota, ndërsa Penny Mordaunt mori 67 vota. Liz Truss, sekretarja e jashtme, ishte e treta me 50 vota, vetëm 10 vota përpara Kemi Badenoch që kishte 40. Tom Tugendhat, eksperti i politikës së jashtme, kishte 37 vota dhe Suella Braverman, prokurorja e përgjithshme, arriti që të merrte 32.
Nadhim Zahawi, kancelari dhe Jeremy Hunt, ish- sekretari i jashtëm, të dy nuk arritën të kapin pragun prej 30 votash të kërkuar për të kaluar në raundin tjetër. Zahawi mori 25 vota dhe Hunt vetëm 18, më pak se 20 nominimet që e ndihmuan atë në votim.
Një votim i dytë do të zhvillohet nesër, i cili do të pasohet nga një i tretë të hënën derisa kandidatët të zvogëlohen dhe më pas do të ngelen dy persona. Dy të fundit do të shkojnë në votim para anëtarëve konservatorë.