7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Ripërcaktimi i kufijve – a po e mbështet Dardan Molliqaj idenë e ish-presidentit Thaçi për korrigjim?

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi sot se janë pro ripërcaktimit të kufijve me Serbinë.

Lidhur me këtë atij iu tha se kjo ngjason me pajtueshmërinë me idenë e ish-presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve.

Megjithatë, një gjë të tillë Molliqaj as nuk e mohoi vetëm se u shpreh se kjo si e tillë ”mund të reduktohet”.

”Ne jemi deklaruar sot publikisht, që PSD-ja është për ripërcaktimin e kufijve. Kjo besojmë se është marrëveshje e qëndrueshme, që krijon paqe të përhershme, dhe që krijon barazi  mes popujve”.

”Janë edhe dy opsione të tjera”.

Pra, ju jeni pro idesë së ish-presidentit Hashim Thaçi?

“Pooo mund ta reduktoni edhe ashtu s’është problem, sepse kjo ide është edhe më e vjetër se Thaçi, është më e vjetër edhe se dikush tjetër. Nuk e kam problemin”, tha Molliqaj në Rubikon në KlanKosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit