20.8 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Riola Xhemaili kthehet te Zvicra

- Advertisement -

Futbollistja Riola Xhemaili është kthyer në përfaqësuesen e Zvicrës.

Selektorja e Zvicrës, Pia Sundhage, të hënën shpalli listën për ndeshjet me Francën dhe Norvegjinë. Ndesha me Francën është më 30 maj, ndërsa me Norvegjinë më 3 qershor. Dy takimet janë të fundit të Ligës së Kombeve.

Xhemaili së fundi kishte luajtur për Zvicrën në dhjetorin e kaluar. Ajo po luan me sukses te PSV Eindhoveni në Holandë. Është e huazuar nga Wolfsburgu.

Mesfushorja 22-vjeçare ka dhjetë gola e pesë asistime në 22 paraqitje.

Kthimi në përfaqësuese është shumë i rëndësishme për Riola Xhemailin. Ajo shpreson të jetë në Evropianin që prej 2 deri më 27 korrik mbahet pikërisht në Zvicër.

Të ngjashme

Të fundit