Riola Xhemaili është një futbolliste shumë e re e cila është pjesë e Kombëtares së Zvicrës në futboll për femra dhe po merr pjesë në Kampionatin Evropian të kësaj kategorie.
Xhemaili është në turneun e saj të parë madhor si anëtarja më e re e skuadrës zvicerane, një sukses që vjen pas sezonit të saj të parë në një nga ligat më të mira evropiane, Frauen-Bundesliga, me Freiburgun.
Futbollistja me origjinë nga Kosova e kishte nisur karrierën e saj në sportin e volejbollit por nuk kaloi shumë kohë në kalimin e saj në futboll.
Në moshën 15-vjeçare, ajo debutoi për Baselin dhe luante në ekipet e të rinjve të Zvicrës. Në gjysmën e dytë të vitit pasardhës, ajo do të vishte shiritin e kapitenes për klubin e saj dhe do të bënte debutimin e saj në nivel ndërkombëtar.
“Unë jam një personalitet që mund të përballoj mirë presionin e pritshmërinë”, tha Xhemaili, e cila përmend Cristiano Ronaldon si idhullin e saj më të madh. Portugezi është pjesë e arsyes pse ajo ka qenë në gjendje të arrijë kaq shumë dhe kaq shpejt.
“Riola është jashtëzakonisht e sigurt në top. Ajo është një teknike shumë e mirë. Ajo gjithashtu ka një sy shumë të mirë dhe mund ta lexojë lojën mirë”, tha për “Goal” Birgit Bauer, drejtuese e departamentit të futbollit për femra në Freiburg,
“Të vish në Gjermani nga Zvicra nuk është aq e lehtë. Bundesliga ka një cilësi ndryshe. Kjo është vënë re edhe në Rio. Ajo kishte vështirësi në fillim, por gjithmonë jepte gjithçka. Ajo është bërë shumë e vlefshme për lojën tonë”, thotë Bauer.
Statistikat e mbështesin këtë. Në fund të sezonit, Xhemaili pati gjashtë asistime, më së shumti nga çdo lojtare tjetër e Freiburgut dhe kishte shënuar golin e saj të parë në divizion.
Ajo gjithashtu ishte bërë pjesë e 11-tës fillestare të Zvicrës.
Por ka edhe një cilësi tjetër të Xhemailit që duhet theksuar, për të cilën Bauer beson se gjithashtu e bën atë “të rëndësishme”. “Riola nuk është kurrë në humor të keq,” shpjegon ajo. “Ajo është gjithmonë në humor të mirë dhe e përhap këtë humor të mirë.”
Nga të qenit kapitene adoleshente në Basel e deri te një nga të rejat më emocionues të Zvicrës, me të gjitha këto tipare të kombinuara, nuk është çudi që Xhemaili është bërë një anëtare e vlefshme e çdo skuadre ku ka luajtur deri më tani – dhe pa dyshim do të vazhdojë të jetë kështu.