9 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Rio Ferdinand mahnitet nga PSG: Jam i habitur, është favorit për ta fituar Champions-in

- Advertisement -

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Rio Ferdinand, ka komentuar në “TNT Sports” fitoren mbresëlënëse 3-1 të PSG ndaj Aston Villa, në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enrique, me protagonistë si Donnarumma dhe Kvaratskhelia, la përshtypje të forta në këtë ndeshje, jo vetëm për golat.

“Kam mbetur i mahnitur nga golat që pamë dhe momentet e teknikës së shkëlqyer të lojtarëve të PSG-së, por edhe më shumë nga aftësia e tyre për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur atë”, – tha Ferdinand, i entuziazmuar nga balanca mes bukurisë dhe pragmatizmit në lojën e parizienëve.

Më pas shtoi: “PSG luajti me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne disa herë, edhe pse nuk është kështu. Parizienët janë një skuadër që di si ta marrë maksimumin nga çdo lojtar dhe i dominon kundërshtarët, si në duelet një kundër një, ashtu edhe në lojën kolektive. Për mua, janë favoritët kryesorë për momentin, sidomos duke parë si i kanë menaxhuar ndeshjet ndaj Liverpool-it dhe si e dominuan këtë përballje ndaj Aston Villa”.

Në prag të sfidës së kthimit, javën e ardhshme, Ferdinand theksoi se PSG tani është “në pozitat e një favoriti absolut”, edhe pse nuk e sheh gjithçka të mbyllur: “Aston Villa ka lojtarë që mund t’i vënë në vështirësi parizienët, po ashtu ka një trajner që e njeh mirë Europën dhe ka fituar trofe. Sidoqoftë, ky PSG është ndryshe nga çdo version tjetër që kemi parë në këtë kompeticion”.

Të ngjashme

Të fundit