Në Kostërc të Skënderajt është përuruar oda e dëshmorit Kamer Spahiu, që ishte vendtakimi ku u formua togu i parë i kësaj zone.
Mysafir në këtë ngjarje ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Para tij, udhëheqësit e ushtarëve të këtyre fshatrave treguan për vështirësitë e më shumë se dy dekadave më parë, ndërkaq dhanë edhe lajmin se do ti dhurojnë 1 mijë euro për FSK-në.
Nga këtu u kërkua që memoriale që ruajnë kujtimet e luftës të bëhen në çdo vend të Kosovës, në mënyrë që të mos harrohet sakrifica për liri.