“Ai ka një ‘motor’ tjetër. Ai ka shënuar 10 gola. As ai nuk e di sa i fortë është”.
Këto janë fjalët e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegrit për asin e skuadrës së tij, Adrien Rabiot.
Mesfushori francez i cili u bashkua Juvës në vitin 2019 nga PSG-ja e kishte pranuar kohë më parë se e kishte pranuar ofertën e Juves për shkak të trajnerit Allegri.
Megjithatë, e ardhmja e Rabiot akoma nuk dihet. Reprezentuesi francez me torinezët ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Por, sipas medieve italiane, Juve e ka prioritet rinovimin e kontratës me Rabiot, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor te juventinët.
“Zonja e Vjetër” thuhet se është duke përgatitur ofertën e re për të “blinduar” Rabiot.
Ndryshe, francezi kërkohet edhe nga disa klube të mëdha evropiane.