11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Rindërtimi dhe rimëkëmbja e Ukrainës do të kushtojë 524 miliardë dollarë, thotë raporti

- Advertisement -

Kostoja e rindërtimit dhe rimëkëmbjes në Ukrainë pas tre viteve të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë do të jetë 524 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të publikuar nga Qeveria e Ukrainës, Grupi i Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Kjo është afërsisht 2.8 herë më e lartë se PBB-ja nominale e vlerësuar e Ukrainës për vitin 2024, shton raporti i Vlerësimit të Shpejtë të Dëmtimit dhe Nevojave (RDNA4).

RDNA4, i cili mbulon dëmet e shkaktuara gjatë pothuajse tre viteve – nga 24 shkurt 2022 deri më 31 dhjetor 2024 – zbulon se dëmi i drejtpërdrejtë në Ukrainë tani ka arritur në 176 miliardë dollarë, nga 152 miliardë dollarë sa ishte në shkurt 2024, ka vlerësuar Banka Botërore.

Sipas vlerësimit aktual të raportit, “13% e totalit të stokut të banesave është dëmtuar ose shkatërruar, duke prekur më shumë se 2.5 milionë familje”.

Duke iu përgjigjur të dhënave, Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal tha se “vitin e kaluar nevojat e Ukrainës për rimëkëmbje kanë vazhduar të rriten për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë”

“Faza e katërt e Vlerësimit të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave mbetet jetike për strategjinë tonë të rimëkëmbjes”.

Tutje ai shtoi se këtë vit “qeveria po vazhdon programin e rimëkëmbjes së shpejt, duke u fokusuar kryesisht në riparimin dhe zhvillimin e infrastrukturës energjetike dhe rindërtimin e banesave për familjet ukrainase”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit