Home Rozë Rina Balaj sjell një pjesë të shkurtër të këngës së re, publikohet më 10 shkur

Rina Balaj sjell një pjesë të shkurtër të këngës së re, publikohet më 10 shkur

0
Artistja e njohur, Rina Balaj mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Këngëtarja nga Istogu është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundi.

Rina ka postuar një video të shkurtër që e shoqëroj me një pjesë të këngës së saj më të re.

Ajo dukej tejet joshëse e veshur me një kostum të zi që ia vinte në pah linjat e tonifikuara të trupit teksa edhe zbuloi datën e lansimit të projektit.

“E kalume, 10 shkurt”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Rinës është “Si ti” që e solli në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Sin Boy.

Ndërkohë, përveç projekteve këngëtarja është aktive edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Exit mobile version