11 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Rina Balaj feston ditëlindjen, sa vjeç mbushi reperja e famshme

- Advertisement -

Rina Balaj është një ndër reperet më të sukseshme shqiptare. Ajo e ka nisur karrierën muzikore në një moshë të re dhe tashmë është bërë një ndër emrat më të pëlqyer. Reperja nga Kosova feston sot ditëlindjen dhe urimet nga miqtë, fansat dhe kolegët nuk kanë munguar.

Autorja e shumë hiteve bën 23 vjeç. Sa i përket muzikës, Rina u rikthye fuqishëm pas një pauze që bëri. Ajo ka qenë shumë aktive me projektet pasi publikoi albumin “Balerina” në muajin nëntor ndërsa po shikon suksesin e këngës së fundit “Sativa” që u publikua disa ditë më parë në Youtube.

Kujtojmë që Rina është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me reperin shqiptar që jeton në Greqi, Sin Boy. Ata u njohën kur punuan për këngën e tyre hit “Gigi”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit