10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Rikthimi “special” i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë ringjalli debatin rreth Gjykatës Speciale

Gazetari Berat Buzhala, në disa prej paraqitjeve të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veç tjerash ka deklaruar se është ‘një million për qind i sigurtë se Donald Trump ka kërkuar të vizitojë Thaçin në burg’.

“1 milion për qind e vërtetë, Trump ka dashur ta vizitojë Thaçin në burg. CNN ka raportuar se Jack Smith është në bisedime me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, për mënyrën e përfundimit të ndjekjeve të tij penale federale kundër Donald Trumpit. Siç raportoi CNN, këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë. Këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë. Zyrtarët e DOJ-së po shqyrtojnë opsionet për mbylljen e dy çështjeve penale kundër Trump-it – për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara – ndërsa po respektojnë gjithashtu një memo të vitit 2020 nga Zyra e Këshillit Ligjor të departamentit mbi akuzat apo ndjekjet penale kundër presidentëve në detyrë. Trump ka deklaruar disa herë se planifikon ta shkarkojë Smith-in”, tha Buzhala në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Kjo temë, u diskutua edhe në debate të tjera televizive. Në Interaktiv të KTV-së, profesori Enver Hasani, nuk beson që do të ketë një përpjekje për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

Por, ai thotë se një veprim që mund të ndërmerret është që Gjykata Speciale të kthehet në Kosovë.

“Nuk besoj që (do të ketë përpjekje për ta shpërbërë). Por, unë pres që në mënyrë graduale, të fillojë këtu një masë kritike sidomos prej shoqërisë civile që Gjykata Speciale të kthehet në Kosovë. Si të përfundojnë dëshmitë në prill më duket, ajo të kthehet në Kosovë. Nuk ka pse rri më atje. Unë e shoh këtë si opsion. E dyta, stërzgjatja, gjithë këtë kohë, katër vite, ne maruam nëpër regjime speciale, pavarësia e mbikëqyrur, mandej në Statut të Asociacionit, dyshoj që hiqet ai arbitrazhi, krejt çka të ka mbetë është Policia dhe kjo pjesë civile”, thotë Hasani dhe shton:

“Prandaj në këtë kuptim, besoj se me pasë mirëkuptim për..sepse i është dhënë mundësia katër vite, send. Dëshmitarët e prokurorisë për katër vite, është cenim i të drejtave të njeriut”, thotë ai.

Jack Smith ishte prokurori që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranë Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai po hetonte edhe tashmë fituesin e zgjedhjeve në ShBA Donald Trump në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020.

Berat Buzhala, referuar informacioneve që dha CNN, thotë veç tjerash:

“Të gjitha rastet e Jack Smith nga DOJ po rrëzohen. Ai nuk është më në Gjykatë Speciale.

Për Grenell dhe Trump është e rëndësishme që ‘legacia’ e Jack Smith me u rrëzu. Kam informacione një million për qind për ta ndryshuaer.

Nuk mundet që ajo komplet që ka ndodhë në Hagë dhe çka ka ndodhë në Amerikë, dmth Jack Smith e ka arrestu një vit para aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, që të mos shkonte në Roze Garden.

Grenell më ka thënë se kjo ishte pengesë e Jack Smith sepse u pa që ishte instrument politik kur ai kaloi pas Tribunalit”, tha ai.

Për këtë temë, në emisionin Pressing, gazetari Batn Haxhiu, thotë se ‘narracioni për Hashim Thaçin fillimisht është krijuar në Kosovë’ kurse ‘ekzekutimin e kësaj çështje e ka bërë Jack Smith’.

“Narracioni për Hashim Thaçin është krijuar në Kosovë, ekzekutimi është bë nga Jack Smith. Narracioni ka qenë aq i zhurmshëm sa Jack Smith është dashur ta bëjë një lloj aktakuze për të lumturuar të gjithë. Nuk e di nëse Trump ka dashur ta vizitojë Thaçin sepse nuk komunikoj me Grenellin.

Por, ai e ka për obligim sepse është i pari që ka lajmëruar sekretarin e Drejtësisë në atë kohë për udhëtimin e Hashim Thaçit ose kthimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Pastaj, e kanë procedurë që ta dërgojnë në Departamentin e Shtetit. Më pas ndodhi një lloj tradhëtie për Trumpin”, thotë Haxhiu.

Kujtojmë se në Kosovë, shqetësimet rreth funksionimit të Gjykatës Speciale, në veçanti ishin spikatur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili pas një vizite që ua kishte bërë krerëve të UÇK-së në Hagë, para afro dy vitesh, pati deklaruar se ‘Gjykata Speciale është gjykata e vetme absolutishte në botë’ dhe që ‘nuk i jep llogari kurrkujt’.

“Ne si institucione do t’i bashkërëndojmë të gjithë hapat, ashtu që të mund të vijmë deri te një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik i kësaj gjykate. Askund në botë nuk ka gjykata, të cilat janë institucione absolute, të mbyllura, hermetike, të cilat bëjnë çfarë të duan. Gjithkund në botë, gjykatat i nënshtrohen një procesi, mekanizmave të kontrollit sa u përket të gjitha çështjeve, mbarëvajtjes së punës aty, sa u përket procedurave, pretendimeve për ndonjë shkelje eventuale”, pati deklaruar Konjufca. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit