Rikthimi në muzikë, reagon Fero: Nuk i jap llogari askujt për vendimet e mia!
Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik “Fero” ka reaguar lidhur me rikthimin e tij në muzikë.
Përmes një postimi në Instastorje, Fero shkroi se lidhur me këtë çështje nuk i jep llogari askujt. Ai shprehet se llogari i jep vetëm “krijesit tim”,
“E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelqitje, por edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç krijuesit tim”, ka shkruar Fero.
Në storjet e tjera të publikuara, Fero ka thënë se muzika një ditë do të bie edhe në veshin e vajzës së tij, Ninës.