Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka thënë se vendi është më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjes së presidentit.

AI tutje ka komentuar pritjet për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se prioriteti i partisë është sigurimi i rezultateve më të mira për qytetarët.

“Jemi më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjeve. LDK sigurisht që do ta bëjë maksimumin dhe do të kemi rezultate më të mira. Besoj që edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e listës së LDK-së”, tha Azemi, duke shtuar se nuk mund të japë detaje të tjera në këtë fazë.

Ai tutje ka shtuar se për LDK-në është mirë që të rikthehen të gjithë ata që kanë qenë në LDK, përfshirë edhe Vjosa Osmanit.


Azemi thotë se LDK është e gatshme të ulet në tryezë me Kurtin për Presidentin

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të marrë pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti, nëse ftohet për çështjen e Presidentit.

“Besoj që po, sepse nuk ka pasur takime të tilla më herët. Nuk i kemi shkuar deri në fund kur u zgjatë puna dhe nuk kishte propozime konkrete. Hajde në takim, të propozojmë një njeri të përbashkët”, ka thënë Azemi.


Azemi: LDK nuk ka marrë ftesë nga Kurti për çështjen e Presidentit

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se për çështjen e Presidentit nuk ka marrë ftese nga kryeministri Albin Kurti.

“Nuk kemi marrë ftese nga askush për çështjen e Presidentit, as nga Kurti. Duket se kjo pjesë nuk është prioritet për të”, ka thënë Azemi.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur komunikim me qeverinë për këtë çështje dhe se sipas tij, Kurti mund të presë largimin e Osmanit nga zyra para se të ftojë për takim.

“Mendoj që ai do kërkojë një takim, por ne duhet të presim deri në momentin e fundit. Kur gjeta lihen për minutat e fundit, aty ka dështim”, ka shtuar Azemi.

Të ngjashme

Të fundit