11.3 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Rikthimi i madh i Bernard Berishës pas gjashtë muajsh – shënon dy herë brenda 28 minutash

- Advertisement -

Bernard Berisha kishte munguar prej gjashtë muajsh me Akhmat Groznyn, kur kishte pësuar një dëmtim të madh, që e la jashtë fushave.

Ylli kosovar ka lënë pas lëndimin dhe sot është futur në lojë në ndeshjen e Kupës së Rusisë, mes Krasnodar dhe Akhmat Groznyt. 

Ishte duke fituar 1-0 me golin e Jhon Cordoba, ndërsa Bernard Berisha u prezantua në fushë në minutën e 63-të. 

Fillimisht Berisha gjeti golin e barazimit për 1-1 në minutën e 66-të, tre minuta pasi u fut në fushë. 

Nuk vonoi shumë dhe Akhmat fitoi një penallti, nga ku Berisha ishte i saktë për 2-1. 

Këto dy gola i dhanë fitoren ekipit të tij, ndërsa kthimi i Berishës ka ardhur në një kohë të duhur, pasi është një nga lojtarët kryesor të ekipit. 

“Jam shumë i lumtur që munda të kthehem mirë pas një dëmtimi të rëndë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, por në të dytën e rritëm pak ritmin. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë. E rëndësishme është që fituam sot”. 

“Berisha është në fushë, prandaj fituam”, deklaroi Berisha në Match TV pas ndeshjes. 

Ai i ka munguar edhe Kosovës në ndeshjet e fundit të zhvilluara ndaj Rumanisë dhe Qipros

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit