8.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Rikthim pas ‘Për’puthen’! Stelina dhe Keijsi zbulojnë sekretet e tyre brenda Big Brother VIP? “Ti e di se…”

- Advertisement -

Stelina dhe Keijsi kanë pasur një moment të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke zhvilluar një darkë sqaruese të organizuar nga vetë banorët.

Gjatë takimit, ata folën hapur për raportin e tyre, për të kaluarën dhe për gjërat që nuk kishin arritur t’i shpreheshin më parë. Stelina e pyeti direkt: Gjatë kësaj kohe të ka shkuar ndonjëherë mendja të më thërrisje?

Keijsi, nga ana tjetër, pranoi me sinqeritet: Ti e di se unë kam një problem me veten. Dhe nëse më shkon në mend, unë s’e bëj. Ti e di shumë se çfarëdo gjëje që përjetoj unë nuk e shfaq.

Dyshja, e cila u njoh në programin e dashurisë “Përputhen”, kishte ndërprerë kontaktet më pas, por tani janë ritakuar si pjesëmarrës të edicionit të pestë të Big Brother VIP.

Tani mbetet për t’u parë se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre brenda këtij formati të ri dhe në sy të kamerave.

Të ngjashme

Të fundit