Drake ka njoftuar rikthimin e tij të shumëpritur në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në gjashtë vjet pas turneut të tij “Assassination 2019”.
Artisti, fitues pesë herë i çmimit Grammy, do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar në korrik për turneun e tij “$ome $special $hows”.
Duke e nisur në Birmingham në Utilita Arena më 20 dhe 21 korrik, ai do të performojë dy data në Mançester në Co-op Live më 25 dhe 26 korrik, përpara se të niset për në Evropë.
Biletat do të dalin në shitje nëpërmjet LiveNation.co.uk të premten, më 6 qershor dhe një parashitje shtesë në Live Nation do të zhvillohet të mërkurën, më 4 qershor.